Lajme

Takimi i radhës Kosovë-Serbi mbahet javën e dytë të shtatorit

08/27/2021 14:25
nga:Y I

Takimi i radhës i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të mbahet gjatë javës së dytë të shtatorit.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Derisa nuk ka treguar për temat që do të diskutohen, Kryeziu thotë se në takimet që do të mbahen vetëm me ndërmjetësuesin evropian Miroslav Lajçak, por edhe në takime me palën serbe do të marrë pjesë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

“Takimet e radhës bilaterale dhe trilaterale në kuadër të procesit të dialogut, në të cilat do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Bislimi, priten të mbahen gjatë javës së dytë të shtatorit. Për temat dhe agjendën e takimit, të cilat nuk janë konfirmuar ende, do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Kryeziu për Kanal 10.

Ndërkohë, gjatë së enjtes, zëvendëskryeministri Bislimi ka biseduar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit i cilësoi si thelbësore diskutimet me të dyja palët në kuadër të përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili është paralajmëruar të mbahet në shtator.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq është zhvilluar më 19 korrik