Lajme

Takimi i radhës i udhëheqësve të shteteve të “Ballkanit të Hapur” shtyhet për në maj

03/09/2022 10:42
nga:Astrit Gashi

Takimi i paraparë të zhvillohet këtë muaj mes udhëheqësve të shteteve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” është shtyrë për në muajin maj, për shkak të situatës aktuale në Ukrainë dhe zgjedhjeve në Serbi, të cilat do të zhvillohen në prill, ka konfirmuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Takimi i udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqdonisë së Veriut, ishte paraparë të zhvillohej gjatë këtij muaji.

“Samiti i udhëheqësve, i cili fillimisht ishte paraparë të zhvillohen në mars, do të zhvillohet në maj në Maqedoninë e Veriut. Tre udhëheqësit u pajtuan për këtë shtyerje për shkak të krizës në Ukrainë dhe për shakak të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në prill në një prej shteteve anëtare të iniciativës”, ka deklaruar një zyrtar i Qeverisë së Maqedonisë.