Gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Lidhur me këtë çështje, në një pronocim për GazetaBlic, u deklarua deputeti nga Lëvizja VetëVendosje, Halil Thaçi.
Ai tha se meqenëse ka mbetur më pak se një vit që të mbahen zgjedhjet e rregullta, sipas tij i takon Presidentes Osmani sipas Kushtetutës që të thërras liderët e partive politike dhe të vendosin për datën e zgjedhjeve.
“Ka mbetur më pak se një vit që me doemos duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta, dhe sigurisht sipas Kushtetutës i takon Presidentes që të thërras liderët e subjekteve politike të vendosin për datën e zgjedhjeve”, deklaroi ai.
Thaçi tha se nga Presidentja Osmani data e zgjedhjeve të rregullta duhet të merret më herët se 6 muaj dhe jo më vonë se 4 muaj.
“Vendimi për datën e zgjedhje të rregullta nga Presidentja duhet të merret jo më heret se 6 muaj dhe jo më vonë se 4 muaj nga data e përfundimit të mandatit”, përfundoi deputeti nga LVV-ja Halil Thaçi.
Theksojmë se partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja për t`u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve.
/GazetaBlic/


