Lajme

Takimi i Patrikut Serb me Putinin, Kurti: Zhvillim shqetësues – rajoni në rrezik

04/24/2025 21:25
nga:Sh R

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas takimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas Kurtit Patriarku bëri thirrje për një riorganizim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse duke e bërë të ditur se Rusia dhe Serbia duhet të jenë gjithmonë bashkë.

“Një zhvillim shqetësues doli nga takimi i djeshëm ndërmjet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe dhe Vladimir Putinit në Moskë. Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur prej kohësh një rol aktiv politik, por përputhja e qartë në transkriptin e takimit është zbuluese—sidomos përpara vizitës së Aleksandar Vuçiqit në maj. Patriarku bëri thirrje për një rreshtim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse, duke përsëritur se ‘barka e vogël serbe, që lundron në det të trazuar, duhet gjithmonë të jetë e lidhur me anijen e madhe ruse’. Ai gjithashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj—Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi—është i varur nga pozicioni global i Rusisë.”, ka shkruar Kurti.