Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar për ditën e stome në takim krerët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Prezencën në takim e konfirmuar të gjitha subjektet politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohen në takim nga kryetarët respektivë të partieve ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nga nënkryetari i parë, Glauk Konjufca.
Po çfarë pritet nga ky takim, a do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme apo të rregullta?
Drejtori ekzekutiv i organizatës Çohu, Arton Demahasaj, duke folur për këtë temë tha se janë dy alternativa ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme ose të rregullta.
Demahsaj tha për “Gazeta Blic” se nëse tendenca e Presidentes është që vendi me shku në zgjedhje të parakohshme atëherë data e zgjedhjeve duhet të jetë para vitit të ri pra në vjeshtë ndërsa nëse tentohet me shku në zgjedhje të rregullta atëherë i bjen prej fillimit të janarit deri në gjysmë të shkurtit .
“Janë dy alternativa, ose shkon vendi në zgjedhje të parakohshme ose në zgjedhje të rregullta. Nëse tendenca e Presidentes është që vendi me shku në zgjedhje të parakohshme atëherë data e zgjedhjeve duhet të jetë domsdoshmërisht para vitit të ri pra që i bjen në vjeshtë. Por nëse tentohet me shku në zgjedhje të rregullta atëherë i bjen prej fillimit të janarit deri në gjysmë të shkurtit pra që smundet me u kalu afati i zgjedhjeve të kaluara. Kështu që kjo mbetet me u pa sot kur diskuton Presidentja me partitë politike, varësisht edhe prej vullnetit të partive politike sepse nëse duhet me shku në zgjedhje të parakohshme që zgjedhjet me u mbajt në vjeshtë atëherë partitë politike duhet me pas vullnet edhe me gjet modalitet se si me shku vendi në zgjedhje, me dorëheqjen e kryeministrit apo thjesht me shpërbërjen e Kuvendit” deklaroi Demhasaj.
Ai tutje potencoi se në bazë të përvojës tendenca do të jetë me shku në zgjedhje të rregullta.
“Në bazë të përvojës time, tendenca është me shku në zgjedhje të rregullta, mendoj se ky takim është ftu shumë herët sepse po flasim edhe 6 muaj kohë deri në zgjedhje të rregullta, kështu që me shumë gjasë Presidentja duhet me pa vullnetin e partive politike nga takimi i sotëm” deklaroi Demhasaj për “Gazeta Blic”.
Ndërsa njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani, takimin e sotëm po e cilëson si pozitiv.
Ai tha se duhet të gjendet një konsensus për zgjedhjet e rregullta por mund të flitet edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Eshtë pozitiv takimi, pozitë dhe opozitë duhet të flasin për datën e zgjedhjeve të rregullta nëse nuk ndodhin të jashtzakonshmet. Pra duhet të gjendet një konsesus për zgjedhjet e rregullta por mund të flasin edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse ka gadishmeri pra mendoj se mund te flitet per dy temat kete nuk e ndalon ligji për zgjedhjet.Sot mund te flitet edhe për zgjedhje te parakoheshme nëse veç kanë pajtim, apo mund të kenë pikepamje që mund të merren vesh per caktimin e zgjedhjeve të jashtzakonshme. Sot pres të ketë seriozitet të vleresojnë drejtë pozitë dhe opozitë te gjejnë pse jo edhe një alternmative tjetër të zgjedhjeve te jashtzakonshme” tha Burjani për “Gazeta Blic”.
Në fund të pranverës pati tentativa që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme por pa sukses.
Nëse vendi shkon në zgjedhje të rregullta atëherë ‘Qeveria Kurti’ është qeveria e parë që nga pas-lufta që e përbyll deri në fund mandatin.
/Gazeta Blic/


