Nesër (e mërkurë) presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i pres në takim partitë politike, për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Partitë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Ndërsa, analisti Blerim Burjani, e sheh pozitiv këtë takim, derisa thotë se partitë duhet të gjejnë konsensus për zgjedhje të rregullta por mund të flasin edhe për ato të jashtëzakonshme.
“Është pozitiv takimi për zgjedhjet e rregullta, pozitë dhe opozitë duhet të flasin për datën për zgjedhje të rregullta nëse nuk ndodhin të jashtëzakonshmet, pra duhet gjetur një konsensus për zgjedhjet e rregullta, por mund të flasin edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse ka gatishmëri”, shprehet ai për Gazeta Blic.
Sipas Burjanit, ligji nuk e ndalon që të mbahen edhe zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Mendoj se mund të flitet për dy temat për zgjedhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme, këtë nuk e ndalon ligji për zgjedhjet, takimi duhet të jetë i hapur për marrëveshje”, thekson ai.
Analisti
“Me ligjin për zgjedhjet mund të caktohet data por mund të ndodhin edhe gjëra të tjera, mendoj se më mirë të ketë biseda por jo edhe për caktimin e datës për zgjedhjet e rregullta, edhe pse mund të zgjedhin një datë për zgjedhjet e rregullta”, deklaron Blerim Burjani./Gazeta Blic/


