Lajme

‘Takimi i Kurtit me O’Brien’ – Gjini: S’është lajm sensacional, se s’jemi në Kore të Veriut

04/24/2024 21:57
nga:G B

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot më ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, James O’Brien në Gjermani.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën takimin e Kurtit me O’Brien.

Sipas tij, ky takim nuk do duhej të raportohej si diçka sensacionale, por do duhej të ndodhte shpesh dhe të raportohej si takim normal, raporton gazeta10.

“Jam i lumtur për takimin e Kurtit me O’Brien, mirëpo nuk do të duhej të ishte diçka sensacionale, se ne nuk jemi Kore e Veriut. Mendoj që këto takime duhet të ndodhin shpesh”, ka thënë Gjini.