Takimi i radhës në mes të kryenegociatorëve në Bruksel do të mbahet me 17 dhjetor.
Bislimi e Petkoviq do të takohen me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Pritje nga ky takim nuk ka njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.
Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se rëndësia e këtij takimi është zero, derisa thekson dhe arsyet.
“Asgjë hiç. Si takim është vetëm sa për t’u evidentuar që është mbajtur por rëndësia është zero. E para është, edhe një muaj e gjysmë janë zgjedhjet, e dyta, asnjëri shtet nuk është i gatshëm ta respektojë marrëveshjen dhe e tretea, BE nuk është e gatshme të ofrojë opsione, nëse ti e respekton, çka…për mua është e pakuptimtë sepse BE e ka një slogan që thotë se diplomacia është art i menaxhimit të standardeve të dyfishta, pikërisht i përshtatet rastit të Kosovës, që i bie s’ka zgjidhje, vazhdojmë tutje pa një rezultat konkret”, vlerëson ai.
Se sa mund të keteë efekt negativ mos rezultati i takimit në fondin për Kosovën nga BE, Arifi thotë se Kosova është humbësi më i madh në çdo variant dhe jo Serbia.
“Nuk ka efekt negativ por problemi është që humbësi më i madh jemi ne, në çfarëdo varianti sepse Kosova nuk është e integruar, Serbia është anëtare e OKB-së, s’ia nin, edhe 10 vite kështu po të shkojë i konvenon, ne duhet të analizojmë se kujt i konvenon më shumë kjo situatë, në aspektin politik dhe ekonomik, dihet që Serbisë sepse ne jemi të përjashtuar nga shumë gjëra”, potencon politologu Dritëro Arifi./Gazeta Blic/