Lajme

Takimi i Bislimit dhe zyrtarës së Këshillit të Evropës, flasin për viktimat e dhunës seksuale dhe të zhdukurit

06/02/2022 18:19
nga:Genita C

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq.

Në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Bislimi e Mijatoviq kanë diskutuar për viktimat e dhunës seksuale dhe të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjithashtu, ata kanë folur edhe për avancimin e barazisë gjinore dhe rëndësinë e kuotave të grave në institucione publike në Kosovë.

“Komisionerja Mijatoviq u shpreh falënderuese për mikpritjen nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjatë punës së saj monitoruese për të drejtat e njeriut, si dhe fushat që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale, kohezionin social, liritë e mediave dhe barazia gjinore”, thuhet në komunikatë.