Javën e ardhshme do të mbahet takimi tjetër mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.
Këtë e kanë konfirmuar për GazetaBlic nga BE-ja ku thonë se ky takim i radhës do të bëhet me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga lehtësuesi i Bashkimit Evropian.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nëse pala serbe nuk do të bëjë obstruksione do të kemi rezultate pozitive nga ky takim, lidhur me transaksionet e Serbisë përmes bankave komerciale të Kosvoës.
“Nëse pala serbe nuk do të bëjë obstruksione, besoj që do të arrihen rezultate pozitive lidhur me transaksionet e Serbisë përmes bankave komerciale të Kosovës në përputhje me Kushtetunën e Kosovës”, tha Batusha për Gazeta Blic.
Çështja e dinarit, BE-ja planifikon takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme