Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani do të takohet sërish me Igli Tare në ditët në vijim, por këtë herë në një takim vendimtar me dy rezultate të mundshme. Ose Furlani dhe Tare do të shtrëngojnë duart, ose shefi i kuqezinjve do të kërkojë një kandidat të ri për drejtor sportiv të klubit, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Furlani do të takohet me Taren në ditët në vijim. Tare ka qenë prej javësh një nga kandidatët për drejtorin e ri sportiv të Milanit.
Shqiptari nuk është opsioni i vetëm i Milanit për këtë pozitë.
Sipas “Gazzetta”, takimi i ri do të jetë domethënës, pasi në fund Furlani do të vendosë nëse do të punësojë Taren apo do të kërkojë një kandidat tjetër.
/GazetaBlic Sport