Njohësi i marrëdhënive ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se do të ketë tërheqje taktike të Qeverisë, për çështjen e dinarit.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, rregullorja e BQK-së nuk do të ndryshohet, por do të ketë një fazë kohore për implementim.
“Do të ketë një tërheqje taktike të Qeverisë, pra do të ketë një fazë kohore për implementimin e rregullores së BQK-së, pra rregulloja nuk do të ndryshohet vetëm është çështje e kohës së implemtimit”, tha Arifi.
“Pra, Qeveria e Kosovës do të mundohet të fitojë kohë për implementimin e rregullorës së BQK-së” , shton ai për GazetaBlic.
Kujtojmë se, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha sot se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq do të jenë në Bruksel këtë javë. Lajçak tha se këtë të enjte shpreson se do të jenë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.
Lajçak shkruan në Facebook se të hënën e kaluar priti në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe drejtorin Petkoviq.
“Vazhduam diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund erdhëm në përfundim se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të jenë në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten”, shkruan ai.
/GazetaBlic/
Beqa: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, qytetarët nuk mashtrohen më nga VV’ja
PSD-ja paralajmëron tërheqje të Qeverisë nga çështja e dinarit: Kurti kapitulloi Kosovën në dialog
Pantina thotë se Qeveria ka dështuar: Pse duhet votuesit t’i japin edhe një shansë Albin Kurtit?