Lajme

Takimi i 26 qershorit/ Krasniqi: S’pres asgjë – Kurti të raportojë në Kuvend se për çka po merret vesh me Vuçiqin

06/24/2024 10:58
nga:G B

Me 26 qershor do të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se takimi do të ketë në fokus kryesor zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj dhe rrugën përpara.

Lidhur me pritjet nga takimi, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se s’pret asgjë nga ai takim.

“Takimi i 26 qershorit mes Kurti dhe Vuçiqit, është veç një takimi i radhës nuk pres asgjë nga ky takim. Kurti po shkon ne dialog si kryeministër i ndëshkuar nga Bashkimi Evropian dhe me një përfaqësues të një shteti që ka kryer sulm terrorist në Kosovë dhe sot nuk ka asnjë masë për këtë”, thotë ajo.

Krasniqi thotë se si opozitë, kërkojnë që Kurti të raportojë në Kuvend pas këtij takimi dhe të tregojë për çka është marrë vesh me Vuçiqin.

“Kurti për çka është duke dialoguar me Vuciqin unë nuk i di temat. Para se të flasë për tema të reja, ai duhet të kërkojë përgjegjësi për marrëveshjet që i ka negociuar dhe nuk po zbatohen, marrëveshja për të pagjeturit, marrëveshja për energjinë në veri, të kërkojë përgjegjësi dhe t’i lirojë të gjithë kosovarët që janë arrestuar nga Serbia, si ish ushtarë të UÇK-së. Ne si opozitë pas këtij takim do të kërkojmë që të vijë të raportojë në Kuvend, sepse e ka për obligim të raportojë për çka po merret vesh me Vuciqin”, thekson deputetja. /Gazeta Blic/

 

Qeveria konfirmon takimin Kurti-Vuçiq