Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan për planin evropian për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.
Marrëveshja nuk u nënshkrua, ani pse kryeministri Kurti tha se ishte i gatshëm ta bënte.
Takimet e nivelit të lartë për këtë marrëveshje do të vazhdojnë, pasi siç deklaroi Borrell, ka ende shumë punë për t’u bërë.
Takimi i radhës Kurti-Vuçiq do të mbahet me 18 mars në Ohër, Maqedoni e Veriut.
Lidhur me këtë takim dhe pritjet, për Gazeta Blic analistët kanë dhënë qëndrimet e tyre.
Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, thotë për Gazeta Blic se pret që Kosova dhe Serbia t’i përafrojnë qëndrimet për marrëveshjen e arritur.
“Presim nga Kosova dhe Serbia të përafrojnë qëndrimet e tyre drejt arritjes së një marrëveshje trepalëshe”, thotë ai.
Sadiku thekson se pret që Kosova të ofrojë zgjidhje se si do të duket asociacioni, ndërsa Serbia të tregojë se çka nënkupton në mos pengimin e Kosovës për pranim në organizata ndërkombëtare.
“Kosova të ofrojë zgjidhje se si do të duket asociacioni komunave me shumicë serbe. Dhe Serbia se çfarë nënkupton në mos pengimin e Kosovës për pranim në organizata ndërkombëtare, a është pjesë e këtij kompromisi edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, deklaron Arbnor Sadiku për Gazeta Blic.
Ndërsa, politologu Dorajet Imeri, thotë për Gazeta Blic se do të jetë takim lidhur me planin për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa më pas mund të bëhet dhe nënshkrimi i marrëveshjes.
“Është ende herët të precizohet, por duket se do të ketë takim lidhur me planin për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa pas përfundimit të tij, mund të thirret një takim i karakterit ceremonial, ku edhe mund të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes”, deklaron Imeri./Gazeta Blic/
Nga një muaj paraburgim për 14 të dyshuarit për fajde në rastin “Brezovica”
Eksperti i ekonomisë: Ngritja e çmimit të rrymës rëndon qytetarët – kështu duhet të veprohet


