Lajme

Takimi gjithëpërfshirës nga Presidentja – deklarohen nga AAK

05/08/2025 20:10
nga:G B

Së shpejti liderët e partive politike do të ftohen në një takim gjithëpërfshirës nga Presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se presidentja gatishmërinë për takim e ka shprehur që në letrën e 16 prillit drejtuar Avni Deharit si kryesues i seancës.

E, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vendosin për pjesëmarrje në takim pasi ta marrin ftesën.

Kështu tha për Gazeta Blic, Time Kadrijaj, nënkryetare e kësaj partie.

Ajo tha se nuk janë kundër konsultave.

“Posa ta marrim ftesën, do ta diskutojmë e do të marrim vendim. Nuk jemi kundër konsultave, por do të vendosin strukturat e partisë”, tha Kadrijaj për Gazeta Blic.

Ndryshe, nga LDK kanë thënë për Gazeta Blic se do të shkojnë në takim dhe se thirrja e tyre ka qenë për takim gjithëpërfshirës./Gazeta Blic/

 

Presidentja së shpejti thërret partitë për takim – nga LDK tregojnë a do të shkojnë

Presidenca: Osmani së shpejti do t’i kontaktojë partitë për takim gjithëpërfshirës