Drejtuesit e Man United u takuan në Londër të mërkurën në një takim të planifikuar të hierarkisë.
Të pranishëm ishin Jim Ratcliffe, Joel Glazer së bashku me Sir Dave Brailsford dhe Jean Claude-Blanc, dy përfaqësuesit e INEOS në hierarkinë e bashkuar, shefi ekzekutiv Omar Berrada, drejtori sportiv Dan Ashworth, drejtori teknik Jason Wilcox, si dhe shefi financiar Roger Bell dhe shefi operativ Collette Roche.
The Times raporton se takimi zgjati për të paktën gjashtë orë dhe trajneri Erik ten Hag do të qëndrojë në krye të ekipit pas takimit.
“Kuptohet se Ten Hag-ut nuk i është thënë se puna e tij është nën kërcënim. Prandaj trajneri po planifikon të jetë në krye kur sezoni vendas të rifillojë me United që do të luajë me Brentford në Old Trafford”, shkruan mediumi anglez.
/GazetaBlic Sport