Showtime

Takimi Bora-Beatrix, Olsa sqaron të vërtetën e videos që u bë virale në rrjet

01/27/2022 22:41
nga:G C

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale bëri që shumë nga ndjekësit e Bora Zemanit të mendonin se është vet moderatorja me Beatrix Ramosaj.

Kjo video e filmuar në ditëlindjen e Borës u bë virale në rrjet por pranë saj është producentja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, shkruan GazetaBlic.

Këtë e vërtetoi edhe vet Olsa përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkroi disa fjalë për moderatoren e programit të dashurisë.

Olsa dhe Bora krahas marrëdhënies si kolege, gëzojnë edhe një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën./GazetaBlic/