Lajme

Takimi Bislimi-Sørensen: Bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve dhe fillimin e diskutimeve të marrëveshjes së Brukselit

04/24/2025 14:09
nga:G C

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut.

Bislimi e falënderoi emisarin Sørensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre.

“Jemi duke punuar…” – Sorensen flet pas vizitës në Prishtinë: Do të vazhdoj në Beograd, pastaj në Bruksel