Profesosi i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka folur në lidhje me takimin që po mbahet sot në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Spahiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se sot mund të arrihet një marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.
Ai tutje shtoi se rezultatet mund të mos jenë ato që priten.
“Besoj se po do të arrihet dakoordim për shtensionimin e situatës në veri. Ndoshta nuk do të jenë rezultatet e pritura por një lloj marrëveshjeje besoj se do të mund të ketë”
“Dakordimi i arritur në Bratisllavë ka qenë një obligim i njëanshëm kështu që tani pritet që kjo të ingranohet në marrëveshje. Besoj se kjo gjë do të funksionojë deri diku” tha Spahiu për “Gazeta Blic”

Nexhmedin Spahiu, Profesor
Ditë më parë në Bratisllavë u arrit një dakoordim mes Besnik Bislimit dhe Miroslav Lajçak për shtensionim e situatës në veri, raporton Gazeta Blic.
Si pjesë e këtij dakoordimi ishin katër pika, ku një ndër to ishte edhe takimi Bislimi-Petkoviq, takim i cili po mbahet sot në Bruksel.
Katër pikat e prezantuara nga Qeveria e Kosovës për deeskalimin e situatës në veri janë këto:
1-Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
2-Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
3-Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
4-BE-ja do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
/Gazeta Blic/
Bahtiri: Që nga paslufta nuk ka patur menaxhim më të mirë te veriut, se tani !


