Lajme

Takimet për zgjedhjet: Lumir Abdixhiku i shkon në takim Vjosa Osmanit

06/02/2021 11:29
nga:N M

Presidentja e vendit, sot gjatë ditës do të takoj përfaqësuesit e partive politike për të marrë qëndrimin e tyre rreth datës së mundshme për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Gazeta Blic dje ka raportuar se janë përmendur dy data si të përshtatshme për të gjitha partitë politike, 10 ose 17 tetori i këtij viti.

Edhe pse ende nuk ka një agjendë të presidentes për këto takime, Gazeta Blic merr vesh se në orën 16 e 45 kryetari i LDK do të shkoj në takim me presidenten për t`i kumtuar asaj datës e përshtatshme të LDK për zgjedhjet komunale.

“LDK do të përfaqësohet nga kryetar i saj Lumir Abdixhiku në këtë takim”, ka thënë Sibel Halimi zëdhënëse për media në këtë parti.

Vetëm 15 minuta më vonë, Osmani do të takoj edhe përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga kjo parti ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë në këtë takim, përveç se kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Takimi do të nis në orën 17”, ka thënë Besnik Tahiri nga AAK për Gazeta Blic.

Ftesës së presidentes i është përgjigjur edhe partia më e madhe opozitare PDK, por që ende nuk është konfirmuar se kush nga kjo parti do të marrë pjesë.

Zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet bazuar në kalendarin zgjedhor.

Gjithçka që dihet deri më tani është se LDK tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, arkitekten e njohur Përparim Ramën.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dal me emër zyrtar se kush do të garoj për të parin e kryeqytetit. Arben Vitia e Liburn Aliu janë dy emrat më të përfolur.

Daut Haradinaj është nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Besnik Brestovci nga Nismasocialdemokrate.

PDK ka përmendur si opsion Uran Ismailin, por që zyrtarisht nuk kanë emër për garën për Prishtinën. /Gazeta Blic.

LDK konfirmon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani