Lajme

TAKIM URGJENT: QUINT-i takon Osmanin, Kurtin e Konjufcën, presion i madh për lejmin e referendumit për serbët

01/14/2022 11:06
nga:Y I

Shtetet e QUINT-it pak minuta më parë publikuan një deklaratë të përbashkët ku kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të lejonte mbajtjen e Referendumit serb në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Kjo është kundërshtuar sërish nga Kosva ku zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se votimi serb duhet të bëhet vetëm nëpërmjet zyrës ndërlidhëse.

Por’ presioni’ i QUINT-it duket se po vazhdon sërish mbi palën kosovare.

Gazeta Blic merr vesh nga burime të saj se vendet e QUINIT kanë kërkuan takim urgjent me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën në ora 12:00 në lidhje me këtë çështje.

“Nga ora 12:00 pritet që të ketë një takim ndërmjet treshes drejtuese dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, ku po kërkohet lejimi i votimit të serbëve në Kosovë, në referendumin e organizuar nga Serbia”, thonë burimet e Gazeta Blic.

Gazeta Blic do t’iu mbajë të informuar me ngjarjet e fundit…..

Në linkun në vijim e gjeni deklaratën e plotë të QUINT-it të lëshuar sot në mëngjes:

QUINT-i i dalin kundër Albin Kurtit për referendumin: Ndjejmë keqardhje për Qeverinë e Kosovës!

Qeveria kundërshton Quinti-n, votimi serb vetëm në Zyrën Ndërlidhëse