Pak muaj më parë, videoja e tifozit të vogël të Interit, Riki , u bë virale në rrjete sociale. Ai këndonte me sa kishte zë korin që i kushtohej në stadium mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.
Dhe tanimë, për tifozin e vogël interist, erdhi momenti që të takonte idhullin e tij.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga familjarët e tij, shfaqet takimi mes Rikit dhe Asllanit. Djaloshi i vogël mbetet i shtangur sapo sheh mesfushorin dhe pastaj shpërthen në lot gëzimi teksa ky i fundit e përqafon me shumë përzemërsi.
Nuk mund të mungonte përsëri kori kushtuar futbollistit shqiptar, ashtu si edhe një fanellë kujtim nga mesfushori i zikaltërve, për një takim me të vërtetë special/PS/.
Ja pamjet – VIDEO.