Lajme

Takim miqësor në Gjakovë mes Ardian Gjinit dhe Bardh Spahisë

10/08/2025 20:29
nga:Sh R

Kryetari i komunës së Gajkovës, Ardian Gjini është takuar me mikun e tij Bardh Spahiu, Spahiu e ka cilësuar Gjinin si një “kryetar të shkëlqyer, politikan vizionar e i palodhur” dhe ka përkujtuar momentin e rëndësishëm të zyrtarizimit të marrëveshjes së binjakëzimit mes Gjakovës dhe Shkodrës, një ngjarje që ndodhi tre vite më parë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Spahiu ka theksuar respektin dhe vlerësimin për punën e Gjinit në shërbim të qytetit dhe ka uruar suksese dhe fitore në garën e ardhshme zgjedhore.

Ardian Gjini iu përgjigj me një postim të shkurtër, duke shprehur mirënjohjen e tij: “Faleminderit Bardh, miku im! Mbi të gjitha ishte kënaqësi të takohemi bashkë në Gjakovë!”