Lajme

Takim me 83 nëndegët e kryeqytetit, Abdixhiku: Prishtina është gati, gjithmonë e zgjedhë shpresën

12/15/2025 21:05
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka zhvilluar takim me 83 nëndegët e Prishtinës.

Ai tha se ishte një frymë e mirë pune, energji pozitive dhe ndjenje e qartë përgjegjësie.

“Takim mobilizues e përgatitor me nëndegët e Prishtinës, me të 83 sosh, për një fitore të radhës në Kryeqytet. Një frymë e mirë pune, një energji pozitive dhe një ndjenjë e qartë përgjegjësie për momentin që kemi përpara. Organizim i jashtëzakonshëm, seriozitet dhe gatishmëri për betejën që po vjen”.

“Nga nesër, të 30 kandidatët tanë për deputetë nga Kryeqyteti, bashkë me aktivistët tanë nga Prishtina dhe jo vetëm, do të jenë në secilën lagje, pranë çdo qytetari, për të dëgjuar, për të folur dhe për të ndërtuar fitoren hap pas hapi. Prishtina ka ditur gjithmonë të japë shembull. Edhe kësaj here, Kryeqyteti është gati. Prishtina flet sërish e para. Prishtina zgjedhë shpresën”, ka shkruar Abdixhiku.