Lajme

Tajlanda zhvillon biseda direkte me Hamasin në Iran për lirimin e pengjeve

11/02/2023 09:55
nga:Sh R

Zyrtarët tajlandezë zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin në Iran javën e kaluar mbi fatin e 22 shtetasve të Tajlandës të marrë peng nga grupi terrorist palestinez në sulmin e tij ndaj Izraelit, thotë kreu i një delegacioni tajlandez.

Negociatorët u takuan me zyrtarë të Hamasit në Teheran më 26 tetor dhe morën një zotim se tajlandezët do të liroheshin në “kohën e duhur”, ka thënë Areepen Uttarasin, kreu i ekipit prej tre personash i emëruar nga kryetari i parlamentit tajlandez, para gazetarëve në Bangkok, raporton “The Times of Izrael”.

Areepen theksoi se ata mbajtën një takim dy-orësh me anëtarët e Hamasit në Iran.

“U kërkova t’i lironin sepse janë të pafajshëm, ata më siguruan se po kujdeseshin mirë për ta, por nuk mund të më tregonin datën e lirimit të tyre… Ata po e prisnin kohën e duhur”.

“Ata i pranuan shqetësimet tona sepse e dinë që Tajlanda ka ofruar mirësi dhe përfitime për komunitetin mysliman… Ata e respektojnë Tajlandën”, thotë Areepan.

Rreth 30 mijë tajlandezë punonin në Izrael, kryesisht në sektorin e bujqësisë, sipas ministrisë së punës të Mbretërisë.

Tridhjetë e dy shtetas tajlandezë u vranë dhe 19 u plagosën në sulmin e Hamasit të 7 tetorit që vrau rreth 1 mijë e 400 njerëz, kryesisht civilë dhe më shumë se 240 persona u morën peng në Gaza.