Lajme

Tajlanda heq vizat për Kosovën, Kurti: Pasaporta jonë vazhdon të fuqizohet

07/16/2024 20:43
nga:Sh R

Tajlanda ka vendosur t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës, kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se me këtë vendim fuqizohet pasaporta e shtetit.

“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, tha ai.