Lajme

Tajlanda do të jetë vendi i parë i Azisë Juglindore që i njeh martesat e së njëjtës gjini

06/18/2024 13:12
nga:Y I

Senati i Tajlandës kaloi të martën leximin përfundimtar të një ligji për barazinë martesore, duke i hapur rrugën për t’u bërë vendi i parë në Azinë Juglindore që i njeh martesat e çifteve të së njëjtës gjini.

Projektligji u mbështet nga një shumicë dërrmuese e ligjvënësve në dhomën e sipërme.

Ligji do të hyjë në fuqi 120 ditë pasi të publikohet në gazetën mbretërore, që do të thotë se dasmat e para të të njëjtit seks mund të zhvillohen më vonë këtë vit.

“Sot ne festojmë një tjetër moment historik të rëndësishëm në udhëtimin e Projektligjit tonë të Martesave të Barabarta”, tha kryeministrja tajlandeze, Srettha Thavisin, në një postim në X.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë për të drejtat sociale për të gjithë njerëzit pavarësisht statusit të tyre”, shkruan Reuters.