Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Ajo ka vlerësuar se Kurti po i ndërton dy ura mbi lumin Ibër, por ka ndërtuar një mur politik ndaj ‘opozitës’.
Tahiri ka shtuar se Kosova do ta paguajë shtrenjtë këtë sjellje të Kurtit.
Postimi i saj i plotë:
Dy ura dhe nje mur- dy ura mbi lumin Iber mire per qytetaret – por Kurti ka vendos nje mur politik ndaj opozites – shume keq per shtetin, pasojat shtrenjte do ti paguaj Kosova…


