Lajme

Tahiri: Unë i jep llogari vetëm qytetarëve të Vushtrrisë dhe jam zot shpie në Vushtrri, për aq kohë sa kam besimin e qytetarëve të Vushtrrisë

10/22/2021 13:27
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri në intervistën e tij në televizionin ATV ka thënë se i jep llogari vetëm qytetarëve të Vushtrrisë dhe është zot shpie në Vushtrri, për aq kohë sa ka besimin e qytetarëve të Vushtrrisë.

“Një prej ndryshimeve më të mëdha që kanë ndodh në qytetin e Vushtrrisë është se qytetarët e Vushtrrisë e kanë pas një kryetar që i ka dhëne llogari ligjit dhe qytetarëve të Vushtrrisë dhe askujt tjetër, dhe i tillë kam qenë dhe i tillë do të mbetem gjithmonë.

Dihet se si ka qeverisë PDK-ja në, vetëm një komani në qytetin e Vushtrrisë ka pasur mbi 18 milion euro tender, për kohën e qeverisjes së PDK-së dhe këto janë dokumente publike të qasshme për të gjithë dhe krejt Vushtrria e dijnë se si ka qeverisur PDK deri në vitin 2017” ka thënë ai.

Po ashtu gjatë intervistës, Tahiri është shprehur i bindur që në raundin e dytë më 14 nëntor, qytetarët e Vushtrrisë do të zgjedhin një zot shtëpie që ata i besojnë dhe e dijnë që ju përgjigjet vetëm atyre.

Linku i intervistes: