Lajme

Tahiri tregon procedurat për Trustin, ja kur shkon në Kuvend

05/25/2022 16:36
nga:G B

Nisma për tërheqjen e parave të Trustit ka dështuar në Komisionin për Buxhet.

Edhe pse aty dështoi, shqyrtimi i këtij ligji do të shkojë në Kuvend, pa miratim të Komisionit.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në një prononcim për Gazeta Blic, ka treguar procedurat për dërgimin në Kuvend të ligjit për Trustin.

“Pa aprovim të Komisionit Funksional, shkon në kryesi. Nëse hyn në rend të ditës, me shumicë të thjeshtë kalon në Kuvend. Të hënën vjen në Kryesi. Të enjten në seancë në lexim të parë”, ka deklaruar Tahiri për Gazeta Blic.