Lajme

Tahiri telefonohet nga Thaçi: Nga qelia dha kurajë e forcë për të vazhduar angazhimin!

11/28/2025 19:55
nga:Y I

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se sot ka marrë një telefonatë nga ish-Presidenti Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

Tahiri tha se Thaçi edhe pse i mbyllur në qeli ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë.

Postimi i plotë:

Sot, në këtë datë të lavdishme, mora një telefonatë nga Presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse i mbyllur në qeli, ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë.

Kombi shqiptar pret me padurim ditën kur do të organizojë një pritje madhështore për kthimin e tyre të lavdishëm në Kosovë🇽🇰🇦🇱