Lajme

Tahiri takohet me William Walker: Autografi i personalizuar në librin për Reçakun është testament që do ta ruaj si frymëzim

01/22/2025 12:46
nga:G B

Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri, është takuar me Ambasadorin William Walker, njeriun që u bë pasqyra e mizorisë serbe mbi shqiptarët, me të cilin thotë se është nder të takohet, raporton Gazeta Blic.

“Autografi i personalizuar në librin për Reçakun është një testament që do ta ruaj si frymëzim dhe si tregim autentik i lirisë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nder i madh sa herë që e takoj Ambasadorin William Walker, njeriun që u bë pasqyra e mizorisë serbe mbi shqiptarët.

Autografi i personalizuar në librin për Reçakun është një testament që do ta ruaj si frymëzim dhe si tregim autentik i lirisë.

Ndihem krenar që në atë periudhë i kam shërbyer misionit të OSBE-së (1998-1999), të udhëhequr nga Ambasadori Walker.

Tregimi për Kosovën, e vërteta e saj për sakrificën e një populli dhe miqësia e sinqertë që ai ka mbajtur, e kanë kthyer atë nga ambasador në një simbol që unifikon njerëzit rreth tij.