Lajme

Tahiri: Sot u goditën pensionistët nga një parti e majtë

04/21/2021 23:55
nga:Gazeta Blic

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë sipas të cilit shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish.

Tahiri ka thënë se kjo tregon një mungesë të vlerësimit e analizës së saktë.

Tutje ai tha se kjo qeveri ka mungesë të programit dhe asnjëri prej ministrave nuk i ka paraqitur qëllimet që synojnë t’i realizojnë.

“Një parti e cila është e majte, me ua heq ka 20 euro pensionistëve, kjo tregon mungesen e vleresimit, analizës së saktë, dhe politikave që i kanë shty që 15 vjet. Sot u goditën pensionistët”, tha Tahiri në T7.

“Një qeveri që nuk ka program , kur nuk prezanton program punon at hok, asnjë ministër nuk ka dalë me i tregu qëllimet, shembull ministri i Arsimit me dalë me thënë ky është qëllimi im i parë, i dytë, i tretë, që 1 muaj e gjysmë asnjë”, ka thënë Tahiri.

LEXO EDHE:

Biden: SHBA s’ka aq vaksina sa për të dërguar jashtë