Lajme

Tahiri: Sot, pati shumë fjalë nga qeveria e pak mbështetje për Policinë e Kosovës!

09/06/2024 21:30
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘për 25 vite, Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetformimit, gardiane e pavarësisë, sigurisë njerëzore dhe mbrojtëse e vlerave shtetërore’.

Ai tutje thotë se gjatë ditës së sotme pati shumë fjalë nga Qeveria e pak mbështetje për Policinë.

Postimi i plotë: