Sot ka nisur në Tiranë, International Governance Conference, një forum global që do të mbahet çdo vit.
Besnik Tahiri, si themelues, është shprehur krenar për punën e bërë duke theksuar se ky forum synon të bëhet pikë referimi për diskutimin e thellë mbi të ardhmen e qeverisjes.
Tahiri theskoi se ‘ky është një moment reflektimi, por edhe thirrje për veprim’.
“Theksova se nëse qeverisja nuk pëson një ristrukturim të thellë, nga promotor i zhvillimit, rrezikon të kthehet në pengesë. Jemi në një kohë ku ndryshimi është i përshpejtuar dhe kompleksiteti në rritje kërkon institucione më fleksibël, më transparente dhe më efikase. Parimet e qeverisjes së mirë nuk janë të negociueshme, por kanë nevojë për rigjallërim dhe rimendim në dritën e sfidave të reja globale qoftë në drejtim të teknologjisë, krizave klimatike, presioneve ekonomike apo trysnive mbi demokracinë” shkruan Tahiri raporton “Gazeta Blic”.
Të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ambasadori Nicholas Abbott e shumë personalitete të tjera.
Postimi i plotë:


