Lajme

Tahiri: Shqiptarët, faktor kyç në Ballkanin Perëndimor

05/15/2025 21:52
nga:Genita C

Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe Ministrin për të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xheka.

Gjatë takimit me kryetarin Nimanbegu, Tahiri e uroi për detyrën dhe e përgëzoi për angazhimin e tij në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, me theks të veçantë për përkushtimin ndaj ruajtjes së Plazhit të Madh, një pasuri natyrore dhe simbol i Ulqinit.

Në Podgoricë, Tahiri u takua me ministrin Xheka, me të cilin diskutoi për të drejtat e njeriut dhe barazinë, si dhe për rolin e shqiptarëve si faktor kyç në zhvillimet rajonale. Ministri Xheka dha mbështetje të plotë për iniciativën e Tahirit për themelimin e Forumit Ndërkombëtar për Qeverisje, si një platformë bashkëpunimi dhe dialogu mbi sfidat e qeverisjes publike në rajon dhe më gjerë.