Lajme

Tahiri shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit: Ishte mbështetës i palodhur i Kosovës

05/28/2022 15:40
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vdekja e ish-presidentit Nishani është humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për kombin shqiptar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Nishani ishte mbështetës i palodhur i Kosovës dhe se u angazhua për orientimin pro-evropian të Shqipërisë dhe ishte përkrahës i reformave për anëtarësimin e shtetit të tij në Bashkimin Evropian.

Postimi në Facebook:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për largimin e hershëm të burrështetasit, ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani! Vdekja e ish-presidentit Nishani është humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për kombin shqiptar.

Me qasje miqësore dhe me vizion të përkushtuar ish-presidenti Nishani u angazhua për orientimin pro-evropian të Shqipërisë dhe ishte përkrahës i reformave për anëtarësimin e shtetit të tij në Bashkimin Evropian.

Ai ishte mbështetës i palodhur i Kosovës. Duke mos reshtur së punuari ish-presidenti Nishani ishte avokues për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe të përfshirjes së saj në nismat rajonale për forcim të stabilitetit në rajon dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.