Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Amerika duhet të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës, pasi vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se si rezultat vija gjeopolitike perëndim-lindje vendoset drejt në Ballkan.
Postimi i saj i plotë:
Amerika te ndertoj baze ushtarake ne veri te Kosoves, vetem ne kete menyre ndalet lufta gjeopolitike e Serbise dhe Rusise ndaj Kosoves dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perendim- lindje vendoset drejt ne Ballkan. Percaktimi perendimor i Kosoves dhe gjitha shteteve tjera qe linden nga zhberja e ish-Jugosllavise u pagua me jete njerezish!


