Lajme

Tahiri: ShBA-të kanë nisur me masa të lehta ndëshkuese ndaj Qeverisë Kurti

11/09/2022 21:47
nga:Astrit Gashi

Gazetari Besnik Tahiri ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçse kanë filluar me masa të lehta ndëshkuese ndaj Qeverisë Kurti për mosdëgjueshmëri.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai i ka krahasuar këto masa me ato ndaj Qeverisë Haradinaj, duke thënë se po sikur mos të pezullohej tarifa 100 për qind ndaj produkteve serbe, masat e ShBA-ve mund të ashpërsoheshin.

“Sot, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në një takim të mbyllur me gazetarë, tha në formë të heshtur se nuk do të ishte mirë – natyrisht se këto janë masa të lehta të SHBA-ve ndaj mosdëgjueshmërisë të institucioneve të Kosovës – që të përsëritej ajo koha e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë”.

“Kishin nisur masa të tilla të lehta që rrezikonin të bëheshin edhe më të ashpra nëse Kosova nuk do ta pezullonte tarifën 100 për qind”.