Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se fitorja e 24 shtatorit në siguri, duhet të përkthehet në një fitore politike për vendin, përmes një bashkëveprimi strategjik të Kosovës me ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet anëtare të BE-së, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia po punon në shfajësimin e vet dhe Kosova si kundërsulm duhet ta ketë në sferën politike.
Postimi i tij i plotë:
Fitorja e 24-shtatorit në rrafshin e sigurisë, duhet të përkthehet në një fitore politike për vendin, përmes një bashkëveprimi strategjik të Kosovës me ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet anëtare të BE-së. Serbia po punon në shfajësimin e vet. Kundërsulmi ynë i parë, duhet të jetë në sferën politike. Ky është rekomandimi kryesor që doli nga tryeza.