Lajme

Tahiri: Sa herë që Serbia provon të kërcënojë me ushtri, zmbrapset menjëherë

12/11/2022 19:47
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se çlirimi dhe pavarësia e Kosovës dhe aleanca me SHBA-të janë arritjet tona histori, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sa herë që Serbia provon të kërcënojë me ushtri, zmbrapset menjëherë.

Postimi i saj i plotë:

Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës dhe aleanca strategjike me SHBA janë arritjet tona historike si udhëheqje e lëvizjes dhe luftës për liri dhe pavarësi.  Sa herë që Serbia provon të kërcënojë me ushtrinë siç paralajmëroi edhe sot, zmbrapset menjëherë.