Lajme

Tahiri rendit arsyet se pse e kërkojmë votën ballëhapur në kryeqytet

02/04/2025 19:41
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka renditur tre arsyet pse e kërkojnë ballëhapur votën në kryeqytet.

“Më 22 dhjetor 2017, kryeministri Haradinaj largoi Pallatin e Rinisë nga AKP, ishte para falimentimi dhe ia kaloi Komunës së Prishtinës. Sot ky Pallat shfrytëzohet nga klube, sportistë e artistë nga i gjithë kryeqytetit;2. Më 19 shtator 2018, Qeveria miratoi Ligjin për Kryeqytetin Prishtina duke ja dhënë stautusin dhe buxhetin e merituar këtij qyteti dhe qytetarëve;3. Më 14 mars 2019, Ndërtesa e Germisë iu dha Operës dhe Baletit, duke krijuar një hapësirë në mes të qytetit të hapur dedikuar për artin dhe kulturën” shkruan Tahiri raporton “Gazeta Blic”.

Tahiri tha se pas 9 shkurtit edhe shumë investime tjera do ti gëzojë e gjithë Kosova.

Postimi i plotë:

Tri arsye pse e kërkojmë votën ballëhapur në kryeqytet:

1. Më 22 dhjetor 2017, kryeministri Haradinaj largoi Pallatin e Rinisë nga AKP, ishte para falimentimi dhe ia kaloi Komunës së Prishtinës. Sot ky Pallat shfrytëzohet nga klube, sportistë e artistë nga i gjithë kryeqytetit;

2. Më 19 shtator 2018, Qeveria miratoi Ligjin për Kryeqytetin Prishtina duke ja dhënë stautusin dhe buxhetin e merituar këtij qyteti dhe qytetarëve;

3. Më 14 mars 2019, Ndërtesa e Germisë iu dha Operës dhe Baletit, duke krijuar një hapësirë në mes të qytetit të hapur dedikuar për artin dhe kulturën.

Pas 9 shkurtit edhe shumë investime tjera do ti gëzojë e gjithë Kosova.

Urime fitorja me numrin 137!