Lajme

Tahiri reagon për tragjedinë në Gjilan: Fajdeja është kanceri i shoqërisë kosovare

08/11/2025 16:01
nga:G B

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se fajdeja është kanceri i shoqërisë kosovare, raporton Gazeta Blic.

“Ngjarja e djeshme e 10 gushtit nuk është më alarm, por shenjë e qartë e shembjes dhe pazotësisë institucionale me u marrë me problemin e fajdeve. Ky duhet të jetë momenti për veprim të menjëhershëm, guxim dhe vendosmëri për ta ndalur këtë sëmundje të shoqërisë që po e shkatërron Kosovën”, ka shkruar ai.

Tahiri ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Postimi i tij i plotë:

Fajdja është kanceri i shoqërisë kosovare

Sot u zgjuam me dhimbje, trishtim dhe pezmin e madh se si nuk po mësojmë nga tragjeditë, se si po lejojmë fajden, këtë kancer shoqëror ta gërryejë sigurinë dhe të ushqejë krimin në çdo qytet.

Për mua, çdo person në institucion publik duhet ta pyesë veten a po bëj mjaftueshëm për t’i parandaluar e goditur këto raste?

Ngjarja e djeshme e 10 gushtit nuk është më alarm, por shenjë e qartë e shembjës dhe pazotësisë institucionale me u marrë me problemin e fajdeve. Ky duhet të jetë momenti për veprim të menjëhershëm, guxim dhe vendosmëri për ta ndalur këtë smundje të shoqërisë që po e shkatërron Kosovën.

Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave.

Dhimbja e tyre është dhimbja jonë.