Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Abelard Tahiri ka vlerësuar lart udhëheqjen e tij, duke e përshkruar si periudhë të përgjegjshme, të urtë dhe me përkushtim në kohë të vështira për vendin dhe politikën, raporton GazetaBlic.
Tahiri tha se gjatë drejtimit të Krasniqit, PDK u bë dy herë partia më e votuar në zgjedhjet lokale dhe rifitoi besimin e qytetarëve përmes një vizioni të qartë politik.
Ai e cilësoi Memli Krasniqin si mik të afërt, njeri me karakter dhe idealizëm, duke e falënderuar për kontributin e tij në forcimin e partisë dhe opozitës.


