Lajme

Tahiri reagon ndaj Hillit: Pohoje se Serbia duhet ta njohë Kosovën, kushtëzimin me Asociacion duhet ta zgjidhë BE-ja

03/20/2024 10:49
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, se Kosova do ta bëjë Asociacionin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai duhet ta pohojë se Serbia do ta njohë Kosovën si shtet, ndërsa Asociacioni shkon vetëm me njohje de jure.

Tahiri ka shtuar se kur ajo ka qenë kryenegociatore i është konfirmuar se Serbia e ka kusht që ta njohë Kosovën, për të hyrë në BE, por për këtë anëtarësim shkojnë 7-8 vjet, andaj duhet kushtëzim.

Postimi i saj i plotë:

Ambasadori Hill po e shoh se po pohon se Kosova do ta bej asociacionin, por ai duhet te pohoj se Serbia do ta njoh shtetin e Kosoves, sepse eshte atje ambasador. Asociacioni shkon vetem me njohje de jure nga Serbia! Dhe fakti se Serbia do ta njoh Kosoven si kusht per te hyre ne BE, fakt i konfirmuar nga shteti gjerman ne kohen kur isha une Kryenegociatore. Mirepo deri te hyrja e Serbise ne BE shkojne disa vjet, 7 ose 8 vjet. prandaj kete kushtezim ‘Asociacion per njohje’ duhet ta zgjidh BE-ja vet..