Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi nga Qeveria që menjëherë të adresojë kërkesat e komunave në procesin e rishikimit të buxhetit, duke theksuar se tha se investimet kapitale janë bllokuar nëpër Komuna.
“Një shqetësim që vjen nga pushteti lokal, nga komunat e Kosovës, pasi investimet kapitale dhe raportet në mes qeverisë dhe komunave nuk kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projekte kapitale. E para, qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit buxhetor të adresojë kërkesat reale të komunave të Kosovës. Investimet kapitale në komuna janë të bllokuara. Procesi i buxhetimit për 2023 duhet të jetë shumë më transparent dhe nuk duhet të ketë qasje politike”, tha ai.
Ai shtoi tha se asnjë projekt i dorëzuar nëpër ministri nga komunat, nuk ka marrë përgjigje.
“Informacionet e para nga kryetarët e komunave që ne si subjekt i udhëheqim, është që projektet e dorëzuara nëpër ministri nuk kanë asnjë përgjigje. Investimet nëpër komuna të trajtohen në bazë të kritereve që janë në Ministrinë e Financave dhe nëse nuk ndodh kështu, bllokada do të jetë me efekte të mëdha”, tha Tahiri.


