Lajme

Tahiri: Qeveritarët u pasuruan nga korrupsioni i energjisë elektrike, iu duhen paratë për zgjedhjet nacionale

01/18/2024 14:10
nga:G C

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri thotë se qeveritarët u pasuruan nga rritja e energjisë elektrike, raporton GazetaBlic.

Tahiri në një postim në “Facebook” thotë se ata që po vuajnë nga kjo gjendje janë vetëm qytetarët e Kosovës.

Tutje, Tahiri shton se qeveritarëve iu duhen parat për zgjedhjet nacionale që po vijnë.\

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Qeveritaret u pasuruan nga korupsioni i energjise elektrike tash varferohen qyetaret nga shtrenjtimi i rrymes – iu duhen para per zgjedhjet nacionale qe po vijne…

Krasniqi-Rizvanollit: Ua dhatë qytetarëve nga 100 euro, pas dy ditësh ua morët përmes faturave të rrymës!