Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë për dështimin e saj në menaxhimin e krizave të shumta me të cilat po ballafaqohen qytetarët.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se këto pasoja po u faturohen atyre që u duhet drita, shumë prej tyre janë nga ata që i besuan mashtrimit ‘Erdhi Dita’.
“Rrymë JO, projeksione për krizën që pritet gjatë dimrit JO. Rroga me rritje JO, zgjidhje JO. Opsione për menaxhim JO. Pasojat po u faturohen atyre që u duhet drita, shumë prej tyre janë nga ata që i besuan mashtrimit ‘Erdhi Dita”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shtuar se situata është më kritike se sa po e sheh qeveria.
“E vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr. Dijeni një punë, situata është kritike, edhe më kritike sa që ju po e shihni! Po duket që pushteti ju vërboi”, ka përfunduar Tahiri.


