Lajme

Tahiri, Qeverisë: Keni bllokuar Ligjin për Pagat, tregoni pse nuk e sillni në Kuvend këtë vit

11/15/2021 12:42
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri në konferencën e mbajtur sot për media ka paraqitur disa shqetësime në lidhje me Ligjin për Pagat.

Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës qeveria e ka pasur afatin e fundit siç e ka përcaktuar vet në agjendën legjislative ta sjell këtë ligj më 29 tetor 2021, por ka dështuar ta sjell në Kuvend në mungesë të zotësisë ose të vullnetit politik.

‘Qeveria le që nuk e ka sjell këtë ligj që është vonuar një muaj, por qeveria pritet ta vonojë këtë ligj së paku edhe tre muaj për arsye që kanë të bëjnë me tendencën e qeverisë aktuale me e prish sistemin e karrierës në shërbim civil, ku sipas Tahirit pozitat e shefave të divizioneve dhe drejtorët e departamenteve do të kthehen në kontratë katër vjeçare që në esencë dhe praktikisht kjo e shëndrron shërbimin civil njësojë si marrëdheniën e punës që punëtoret e kanë në sektorin privat.

Ndër të tjera, Tahiri iu drejtua me kërkesë ndaj Qeverisë që Ligji për Zyrtarët Publik të mos preket si dhe kategorizimi të bëhet me një konsultim me agjensionet e pavarura dhe njekohësisht duhet të ketë konsultim me gjitha institucionet relevante.

‘Silleni Ligjin per Pagat në Kuvend, ose tregoni që ky ligj nuk do të sillet’, përfundoi Tahiri.