Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ftuar Qeverinë që t’i lë anash retorikat për kursim të energjisë.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të angazhohet për t’u siguruar atyre energji të mjaftueshme tani në sezonën e dimrit, përcjell GazetaBlic.
“Kërkoj nga Qeveria që t’iu përvishet punëve për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme, e t’i lë anash retorikat sesi duhet kursyer rrymën.
Qeveria duhet të reflektojë në këtë temë, për shkak se energjia elektrike është nevojë e të gjithëve. Tashmë jemi para festave të fundvitit dhe të bëhet çmos që qytetarët të kenë energji elektrike të mjaftueshme”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/